PSG nuk e lë veten të magjepset nga Monaco dhe godet me nje fitore te madhe ne stadiumin “St Louis II”. Duke udhëhequr në pjesën e parë me një gol – një tjetër – nga talenti i ri Doué, kthyen lojën në 7 minuta pasi u kthyen në fushë për pjesën e dytë. Talenti Eliesse Ben Seghir dhe Embolo gjunjezuan PSG.
Megjithatë, parisienët nuk e hodhën peshqirin e dorezimit dhe menjëherë barazuan rezultatin me Dembélé. Goncalo Ramos dhe serish Dembele, kete here ne fund, i dhane suksesin ekipit te Enriques.
Lajm i keq për Monacon: me këtë disfatë i mundëson PSG-së të shpëtojë shumë larg në krye, me 40 pikë dhe një diference +10 nga djemtë e Hutter dhe gjithashtu për Marseille-n e De Zerbit, i cili megjithatë nuk ka luajtur ende.
Gianluigi Donnarumma ka pësuar një lëndim të frikshëm, pasi është shkelur nga lojtari i Monacos, Wilfried Singo. E megjithate, mbrojtesi i Monacos, edhe pse portierit italian iu deshen disa te qepura ne fytyre dhe rrezikoi edhe lendimin e syrit, mori vetem te verdhe.