Tjetër dëmtim për bardhezinjtë, trajneri Motta humbet mesfushorin për dy javë, synon ta rikuperojë për Superkupën

19 Dhjetor 2024
10:20
Telesport
back button

Një tjetër dëmtim ka mbërritur për Juventus. Mesfushori amerikan Timothy Weah ka pësuar një problem muskulor pas ndeshjes së Kupës së Italisë, fituar 4-0 ndaj Cagliari dy ditë më parë.

Weah iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale në “J|Medical”, të cilat evidentuan një lezion të shkallës së ulët të bicepsit femoris të kofshës së djathtë. Këtë gjë e konfirmoi klubi bardhezi në faqen zyrtare.

Weah hyri në fushë 10 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, duke zëvendësuar titullarin Conceiçao. Ai realizoi edhe një asist për golin e katërt, por duket se ato pak minuta kanë lënë pasoja.

Me shumë gjasa lojtari nuk do të luajë më këtë vit dhe do të provojë të rikuperojë për ndeshjen e Superkupës më 3 janar. Gjithsesi, këtë fundjavë ai nuk do të luajë, duke bërë me dhimbje koke trajnerin Thiago Motta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit