Wanda Nara bën bashkë ish-burrin dhe të dashurin aktual, tashmë Icardi është “fshirë”….

20 Dhjetor 2024
9:52
Alfred Lleshi
back button

Përmes rrjeteve sociale, Wanda Nara ndan me fansat nga e gjithë bota jetën e saj personale. Kohët e fundit, ndjekësit e saj në Instagram mbetën të habitur kur panë një skenë të papritur familjare: ajo, partneri i saj aktual, reperi L-Gante, dhe ish-bashkëshorti Maxi López, ulur në të njëjtën tryezë.

Marrëdhëniet mes Wandës dhe López ishin shumë të tensionuara gjatë viteve të martesës së saj me Mauro Icardin, pothuajse inekzistente. Por tani duket se dy ish-partnerët kanë rikuperuar një marrëdhënie civile dhe, sipas thashethemeve, po përpiqen të ndërtojnë një miqësi për hir të fëmijëve të tyre.

Wanda Nara dhe L-Gante në Europë
Pas një feste të çmendur dhe shumë të përfolur për 38-vjetorin e saj, Wanda Nara u nis për në Europë së bashku me L-Gante dhe tre fëmijët e saj, Benedicto, Constantino dhe Valentino, të lindur nga martesa me Maxi López. Familja kaloi disa ditë në Romë, përpara se të shkonte në Zvicër, ku fëmijët do të kalojnë Krishtlindjet me babanë e tyre, Maxi López.

Kjo është shenjë e qartë e një ndryshimi të madh në marrëdhëniet mes dy ish-partnerëve, pasi më parë Wanda nuk i kishte lënë kurrë fëmijët me López gjatë festave të Krishtlindjeve. Postimi i fotos së mëngjesit me Maxi dhe L-Gante, imazh i qartë i një familjeje të zgjeruar me marrëdhënie civile, mund të shihet edhe si një mesazh për Mauro Icardin, me të cilin Wanda ka një marrëdhënie gjithnjë e më të largët.

Wanda Nara e L-Gante

Tensionet me Icardin
Wanda dhe Mauro ndodhen aktualisht në mes të një beteje ligjore për divorc. Njoftimi i veçantë për ndarjen ka shkaktuar një shpërthim nga ana e Wandës, e cila raportohet se ka shkuar në shtëpinë e Icardit në Buenos Aires dhe ka kërkuar që të dalë që aty. Ajo madje kishte thirrur policinë për të inspektuar pronën për armë të mundshme, të cilat nuk u gjetën. Nga ana tjetër, edhe Icardi e ka paditur Wandën, duke e akuzuar për vjedhje të bizhuterive, parave “cash” dhe disa orëve me vlerë.

Tensioni u përshkallëzua pas festës së ditëlindjes së Wandës, kur Mauro kërkoi kujdestarinë e vajzave të tyre, pas publikimit të disa videove nga festa, të cilat i konsideroi të papërshtatshme për fëmijë. Wanda, megjithatë, mbrojti veten duke thënë se vajzat ishin larguar nga festa përpara momenteve më të “nxehta”. “Askush nuk mund të vërë në dyshim që unë jam një nënë e shkëlqyer”, – tha ajo.

Për të lënë pas tensionet, Wanda dhe L-Gante shkuan gjithashtu në Paris, siç tregon një foto ku çifti shfaqet përqafuar me Kullën Eiffel në sfond. Lidhja e tyre u bë publike vetëm disa javë më parë, por ata kanë pranuar se janë frekuentuar prej të paktën tri vitesh. Kjo ka kontribuar në përkeqësimin e marrëdhënieve me Icardin, i cili mësoi se ish-gruaja e tij kishte një lloj jete të dyfishtë, madje edhe gjatë kohës kur e mbështeste atë në betejën kundër sëmundjes (leuçemisë) dhe pjesëmarrjes në programin televiziv “Dancing with the Stars”.

“I kam të gjithë kundër, – tha Wanda Nara duke folur për marrëdhënien me L-Gante. – Jam më e madhe se ai. Kur më pyesin çfarë kam parë tek ai, përgjigjem: Esencën time. Më kujton Wandën e lagjes. Nëse po bëj gabim apo jo? Jam e rritur dhe e di çfarë po bëj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit