Sky Germany raporton se Galatasaray eshte në diskutime për të nënshkruar me sulmuesin e AS Roma, Paulo Dybala (31 vjeç). Kontrata e argjentinasit skadon në fund të sezonit dhe skuadra e Süper Lig e ka identifikuar lojtarin si zëvendësues të bashkatdhetarit Mauro Icardi, i cili është jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit me një dëmtim të ligamentit.
Edhe pse bisedimet mes klubit dhe agjentit të Dybala janë në fazat e hershme, aktualisht nuk ka negociata mes Galatasaray-t dhe Romës, megjithëse argjentinasi është i hapur për një transferim në Turqi me një huazim ose transferim të përhershëm të dyja opsionet.
Dybala iu bashkua Romës nga Juventus në korrik 2022 në një transferim të lirë dhe ka shënuar 36 gola dhe ka krijuar 19 asist në 95 ndeshje në të gjitha garat për verdhekuqte. Me Romën ne vështirësi rezultatesh – duke marrë 16 pikë në po aq ndeshje – Dybala gjithashtu ka pasur vështirësi këtë sezon me vetëm dy gola në 18 ndeshje këtë sezon.