Fonseca: “Kam parë të gjithat ndeshjet e Milanit deri tani, vetëm një ekip na ka dominuar. Ja ku është problemi!”

19 Dhjetor 2024
20:59
Telesport
back button

Paulo Fonseca pranon se kritikat jane te duhura nga tifozeria dhe gjithashtu si nje “kirurg” i shkon deri ne kocke problemeve kuqezi duke u ndalur te aspekti psikologjik:

“Tifozeria e Milanit duhet mirekuptuar, duan rezultate, ashtu si ne te gjithe, sepse situata nuk eshte e mire. Une duhet te kritikohem i pari, e meritoj. Por, po punojme, cfare mund te them me shume se sa kaq.

Kemi fituar ndeshje dhe mbrapa kam dale duke folur per paraqitje jo te mire, por pastaj ndodh si me Genoan ose ndonje ndeshje tjeter ku kemi luajtur shkelqyer dhe skemi marre piket pasi kemi dominuar.

Keto dite kam pare te gjitha ndeshjet qe kemi zhvilluar, di te them vetem qe pervec Liverpool, asnje skuader tjeter nuk na ka vene perfund ne planin e lojes, perkundrazi ne shumicen e rasteve kemi dominuar.

Ky ekip ka faktorin psikologjik armik dhe jo taktik apo teknik. Me besoni, kjo eshte nje plage qe vjen prej kohesh dhe jo sot. Karakteri duhet te ndryshoje dhe jo loja. Nje episod qe mund te ndodhe kunder e hedh ne toke menderisht kete skuader. Nese kalon kjo, nuk do te kete asnje problem me tej”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit