Bayern Munich ka gati planin “B” po nuk arriti dot te Wirtz!

19 Dhjetor 2024
21:41
Telesport
back button

Bayern Munich pritet të bëjë ndryshime të mëdha nga sezoni i ardhshëm në skuadrën e tyre. Kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë është i vendosur të nënshkruajë me një mesfushor të ri ofensivë cilësor në afatin kalimtar të verës 2025.

Sipas Florien Plettenberg, bavarezët kanë një qëllim të qartë në mendjen e tyre për të nënshkruar ose Floran Wirtz ose Xavi Simons verën e ardhshme.

Mesfushori i Bayer Leverkusen është ‘Plani A’ i tyre për afatin kalimtar veror, ndërsa Simons është ‘Plani B’. Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, e do veçanërisht Simons, kjo është arsyeja pse ai mbetet në listën e dëshirave të tyre pavarësisht se ai është jashtë me një lëndim.

Wirtz, i cili ka 11 gola dhe pesë asistime në 24 paraqitje këtë sezon, po tërheq gjithashtu interes të madh nga klubet e Ligës Premier dhe Real Madrid. Për të arritur te Simons i cili është lojtar i PSG-së dhe i huazuar te Leipzig, Bayerni duhet të shpenzojë 70 milionë euro, apo 80 më pak se vlera e Florian Wirtz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit