Di Livio për Dybala: Ai po largohet vetë nga Roma. Trajneri Ranieri mendon ndryshe…

20 Dhjetor 2024
8:39
Alfred Lleshi
back button

Ish-mesfushori Angelo Di Livio është intervistuar nga “TV Play” dhe gjatë bisedës ka trajtuar disa tema të lidhura me aktualitetin e Serie A. Ndër temat që ka diskutuar është edhe e ardhmja e Paulo Dybala, e cila duket gjithnjë e më pak e lidhur me Romën, duke marrë parasysh presionin e fortë nga Galatasaray.

Di Livio komentoi: “Sipas mendimit tim, argjentinasi po largohet vetë nga Roma. Unë nuk kam kuptuar thuajse asgjë nga ajo që ndodhi këtë verë”.

Tema e Dybala është trajtuar gjithashtu nga trajneri i tij aktual, Claudio Ranieri, pas fitores 4-1 ndaj Sampdorias, në ndeshjen e Kupës së Italisë, të mërkurën në mbrëmje. Në një intervistë për “Mediaset”, Ranieri tha: “Gjithmonë mbështetem te Dybala”.

Më pas, gjatë konferencës për shtyp shtoi: “Dybala është një lojtar i rëndësishëm që, kur është në formë, bën diferencën. Roma me Dybala është një Romë, Roma pa Dybala është një tjetër. Ende nuk mund t’i luajë tri ndeshje radhazi. Para ndeshjes i thashë: Shpresoj të mos kem nevojë të të aktivizoj”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit