“Nuk luaj te Barça?”, Szczesny i befason të gjithë: Po të isha unë trajneri…

21 Dhjetor 2024
14:17
Telesport
back button

Aventura e Wojciech Szczesny me fanellën e Barcelona-s sigurisht që nuk ka nisur në mënyrën më të mirë.

Pasi kishte varur këpucët në gozhdë në fund të verës së kaluar, ish-portieri i Juventus-it vendosi të veshë sërish dorezat për t’iu përgjigjur thirrjes së klubit katalanas, që humbi Ter Stegen për shkak dëmtimi.

Megjithatë, deri më sot, polaku nuk është aktivizuar falë paraqitjeve të mira të Inaki Penës.

Gjatë një interviste të dhënë për Eleven Sports, Szczesny sqaroi pozicionin e tij në lidhje me marrëdhënien me Hansi Flick, në pritje të debutimit të tij zyrtar me ngjyrat e Barcelona-s:

“Nuk e fsheh faktin se, nëse do të isha trajner i këtij klubi, do të luaja të njëjtin numër ndeshjesh që kam luajtur deri më tani”, ka pranuar polaku, duke iu referuar gjendjes së tij fizike kur mbërriti në La Liga.

“Është e vështirë për mua të zhgënjehem nga kjo situatë sepse jam plotësisht dakord me të. Kur gjërat nuk po shkonin mirë dhe media u përpoq të ushtronte presion tek Flick që të më lejonte të luaja, unë isha i pari që thashë se Inaki meriton të luajë.

“Tani kam një këndvështrim tjetër. Tashmë isha në anën tjetër, kisha dalë në pension dhe kam më shumë qartësi të vlerësoj situatën në mënyrë objektive dhe të mos jem aq egoist. Prandaj nuk shqetësohem”.

Dhe më pas ai shtoi: “Nuk e di se kur do të bëj debutimin tim. Unë thashë që në fillim se duhet të kthehesha në formë fillimisht dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Tani ndihem plotësisht gati për të luajtur. si fizikisht ashtu edhe mendërisht”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit