Jude, Mbappe dhe Vini? Ancelotti zbulon planin e tij për Real-in

21 Dhjetor 2024
17:27
Telesport
back button

Carlo Ancelotti ka shpjeguar vizionin e tij për sulmin e Real Madridit, duke zbuluar se si Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior mund të luajnë së bashku.

Duke folur në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së fundit të Realp-it në La Liga për vitin 2024 kundër Sevillas, Ancelotti këmbënguli se “periudha e përshtatjes” e Mbappe ka përfunduar.

Trajneri italian shpjegoi planet e tij për Vitin e Ri dhe tha se ai pret që Mbappe të fillojë të jteë më produktiv me pjesën tjetër të sulmit të skuadrës së mbushur me yje, duke përfshirë Bellingham, Vinicius dhe Rodrygo.

Duke folur për katërshen e tij të sulmit, Ancelotti tha:

“Ata nuk kanë luajtur shumë bashkë, sepse ndonjëherë Rodrygo ose Bellingham kanë qenë të dëmtuar. Por nga sa kam parë, ata kombinohen dhe përshtaten shumë mirë me karakteristikat e njëri-tjetrit.

“Ndonjëherë Mbappe ka luajtur në të majtë, ndonjëherë Vini ka luajtur në qendër dhe herë të tjera Bellingham është zhvendosur në të majtë”.

Për Mbappe, Ancelotti shtoi:

“Periudha e tij e përshtatjes ka mbaruar. Ai ka treguar një version të mirë dhe mund të përmirësohet. Ka luajtur disa ndeshje të mira, ka rikuperuar nga dëmtimi i vogël që kishte. Ai është i motivuar dhe i lumtur që është këtu. Kishte nevojë për këtë periudhë përshtatjeje, si gjithë të tjerët, por tashmë ka mbaruar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit