Pas fitores 3-2 ndaj Empoli, skuadra e Atalanta mbron kreun e renditjes në Serie A, duke kapur kuotën e 40 pikëve. Trajneri i ekipit bergamask, Gian Piero Gasperini bën shaka pas fitores së ekipit të tij, duke thënë se klubi arriti objektivn e parë.
“Objektivi i shpëtimit është arritur. Statistikat thonë se Interi i Conte dhe Spalletti i Napolit fituan titullin pas 11 fitoreve radhazi, por në atë rast ata kishin marrë një diferencë të madhe ndaj rivalëve, ndërsa këtë herë nuk është kështu”, tha Gasperini, që numëron 11 fitore radhazi.
Atalanta ka 2 pikë avantazh ndaj Napoli dhe 6 ndaj Inter, që ka dy takime më pak. “Kampionati është ende i gjatë për të menduar për titullin. Kemi ende ndeshje për të luajtur dhe shumë pak kohë për të rikuperuar, ndërkohë që dëmtimet shtohen”, tha Gasperini.
Ai foli edhe për heronin De Ketelaere: “Jam i bindur se do të shënojë shumë gola me kokë, sepse godet mirë dhe tani gjuan edhe shumë lart. Goli i dytë ishte i jashtëzakonshëm, ai e donte shumë. Këto janë gjëra që ju mund të bëjë vetëm kur keni besim të madh. Është një lojtar që të zgjidh një ndeshje të vështirë”.