Udinese mposht Fiorentinën 2-1 në shtyrjen e ndeshjes së 17-të të Serie A të luajtur në Franchi të Firences. Kean shënoi nga një penallti për Violën (8′). Friulianët shënuan me Lucca (49′) dhe Thauvin (57′).
Në mbrëmjen e rikthimit të Edoardo Bove ne stadiumin “Franchi”, në stol me shokët e tij falë një leje të veçantë nga Liga Serie A, Fiorentina ra nën goditjet e një Udinese të shkëlqyer, e aftë për të përmbysur epërsinë fillestare të Kean me një pjesë të dytë te ndeshjes me performancë të lartë.
Goli i barazimit erdhi në fillim të pjesës së dytë me Lucca, i cili shpejt përfitoi nga largimi i gabuar i Ranierit, më pas një gjuajtje me këmbën e majtë nga Thauvin i dha friulianëve 1-2 përfundimtar dhe vendin e nëntë në renditje me 23 pikë. Fiorentina mer humbjen e dyte radhazi pas asaj ndaj Bologna-s.