Skandal në finalen e kampionatit kostarikan, arbitri ngjitet në karrige pas protestave por… (VIDEO)

23 Dhjetor 2024
23:20
Telesport
back button

Diçka e pazakontë ndodhi në finalen mes Alajualense vs Herediano në Kosta Rika, sepse para se të fillonte ndeshja e kuptuan se porta ishte më e madhe se normalja.

Ngjarjet ndodhën në stadiumin Carlos Alvarado dhe gjithçka ndodhi kur ata kuptuan se porta e tribunes veriore kishte centimetra shtesë, në kundërshtim me atë që percaktojne rregulloret.

Alajuelense u ankua direkt pasi vuri re madhësinë e portes. Nisur nga ajo që ndodhi, skuadra e Alajuelense nuk hezitoi të pretendonte se porta ishte më e lartë se sa lejohej, pasi duhet të ishte 2.44 metra ndërmjet tokës dhe traversës.

Këtë e ka vënë re portieri Leonel Moreira i Alajuelense dhe ndonëse zyrtarisht nuk është bërë e ditur se sa centimetra janë shtuar, disa media raportuan se madhesia arrinte deri në 10 centimetra.

Po kështu, stafi trajner i skuadrës është shprehur i mërzitur për atë që ka ndodhur dhe nuk ka nguruar të ankohet, pasi kjo anomali e raportuar nuk është korrigjuar. “Nuk duhet të luash nëse porta është në ato kushte”, tha asistenti teknik.

Pas ankesave të skuadrës, një nga gjyqtarët e ndeshjes iu afrua portës për ta matur me ndihmën e një karrige për të vënë re centimetrat e tepërt. Pavarësisht defektit në portë, ndeshja vazhdoi normalisht pas disa rregullimeve, edhe pse skuadra e Alajuelense vazhdoi të evidentonte parregullsi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit