Osimhen drejt Premier League? Klauzola e pagueshme, vjen kontakti i parë

23 Dhjetor 2024
23:46
Telesport
back button

Manchester United ka konaktuar Victor Osimhen, për të cili është vendosur çmimi prej 75 milionë euro për të ndërprerë huazimin e tij me Galatasaray në janar. Qendërsulmuesi afrikan u dërgua në huazim në Turqi në shtator, pasi mundësitë e verës te Chelsea dhe Arabia Saudite Pro League nuk u kompletuan.

Ai ka bërë një përshtypje të madhe te gjiganti turk, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë pesë asistime në 15 ndeshje mes Super Ligës së Turqisë dhe Ligës së Evropës. Edhe pse ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij të vendosur në 90 milionë euro dhe që do të bjerë në 80 milionë euro në fund të sezonit, është raportuar se Napoli do të ishte i përgatitur ta linte atë të largohej në janar për 75 milionë euro.

Mund të ketë gjithashtu një tarifë të veçantë që klubi blerës do t’i duhet të paguajë Galatasaray për ndërprerjen e parakohshme të huazimit. Sipas ekspertit të transferimeve Sacha Tavolieri në Sky Sports, klubi më i fundit që ka vënë syrin te Osimhen është Manchester United.

Thuhet se ata tashmë kanë kontaktuar agjentin e tij dhe ‘nuk do të ishte problem’ të pajtoheshin për kushtet personale me sulmuesin  nigerian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit