Ruben Amorim mendon se dëshira për të fituar e kthyer sa më shpejt faqe po bën që lojtarët e Manchester United të nxitohen. Sipas trajnerit portugez kjo solli edhe humbjen e papritur 0-3 në fushën e tij ndaj Bournemouth. “Ankthi për të marrë kontrollin e shënuar na penalizoi”, tha Amorim.
“Unë mendoj se të kuptuarit e lojës sonë ka të bëjë shumë me mentalitetin. Në këtë moment, në klubin tonë të gjithë janë të lodhur nga ky moment. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, por po nxtitohemi, e pësojmë dhe kjo sjell ankth te lojtarët. Tashmë kjo është sfida jonë më e madhe”, shtoi Amorim.
Më tej, trajneri portugez tha: “Është një moment vërtet i vështirë dhe ne duhet të kuptojmë se çfarë po bëjnë lojtarët. Ne jemi një ekip që ka si momentet e mira ashtu dhe ato të këqija, ndaj duhet të gjejmë një mënyrë për t’i bërë gjërat sa më mirë. Nga dëshira për të shënuar gabuam dhe kjo na penalizoi”.