Szczesny, ende asnjë minutë aktivizim te Barcelona. Zbulohet arsyeja

27 Dhjetor 2024
9:20
Alfred Lleshi
back button

Wojciech Szczesny është ende pa asnjë minutë të luajtur, që kur firmosi me Barcelonën, verën e këtij viti. Nëse gjithçka shkon mirë, ai do të debutojë më 4 janar në Kupën e Mbretit.

Ish-portieri i Juventusit shpresonte të luante më herët, edhe ngaqë qarkullonin zëra se kishte pranuar të bashkohej me klubin blaugrana, duke braktisur “pensionimin” nga futbolli, vetëm në këmbim të një vendi të garantuar si titullar.

Një version i pabazuar zyrtarisht ende. Në fakt, Iñaki Peña është bërë portieri numër një i Barcelonës pas dëmtimit të Ter Stegen dhe kjo mbeti e pandryshuar, pavarësisht se polaku u afrua si lojtar i lirë.

Szczesny, pavarësisht situatës, ka treguar sjellje shembullore dhe shumë profesionale. Portieri polak ka ende kohë për ta treguar veten te gjigantët katalanas. Siç u përmend, ai do të jetë portieri titullar në Kupën e Mbretit dhe është i detyruar të jetë gati për të konkurruar me Iñaki Peña.

Marrëdhënia mes të dyve është shumë e mirë, por Szczesny ka ende dëshirë të lërë gjurmë në futbollin e nivelit të lartë, pas njoftimit për “pensionim”, që më pas u anulua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit