Manchester United si “titaniku”, Amorim nuk gjen dot zgjidhje. Bruno Fernandes e tradhton, Onana spektaktor pa pagesë (VIDEO)

26 Dhjetor 2024
20:47
Telesport
back button

Pesë humbje në 7 ndeshjet e fundit, 16 gola të pësuar, dy kartonë të kuq, gola të pësuar direkt nga goditjet e këndit (3 të tilla) dhe një sulm që shpesh lë për të dëshiruar. Nëse mendoni se te Manchester United muzika ndryshoi me Amorim, gaboheni!

Problemet janë aty, aq sa trajneri portugez është i vetëdijshëm se ky do të jetë një sezon tepër tepër i vështirë dhe se nuk do të mjaftojnë disa zgjedhje të tij për të hequr disa futbollistë ato që do të shpëtojnë “anijen” nga përmbytja…

Wolves fiton 2-0 dhe i jep një goditje tjetër “Djajve të Kuq” që nuk po kalojnë një periudhë festive të lumtur dhe që “enden” në vend të 14-të në renditje dhe të shkëputur 11 pikë nga vendi i katërt që të çon në Champions.

GOLI I 1-0 (VIDEO)

GOLI I 2-0 (VIDEO)

Dhe si për të kuptuar gjendjen mjafton të shkojmë te një tjetër budallik i Bruno Fernandes që mori të kuqin e radhës, i treti këtë sezon, duke lënë ekipin me dhjetë dhe duke i hapur suksesin ekipit të ujqërve, që shënuan me Cunha direkt nga goditja e këndit me Onana që duket tashmë se gjithashtu thjesht luan rolin e një “birili” në portë. Edhe pse Man United provoi që të reagonte, në sekondat e fundit erdhi edhe goli i dytë i vendasve që vulosi suksesin 2-0.

I KUQI I BRUNO FERNANDES (VIDEO)

Bruno Fernandes është lojtari i parë i Manchester United që përjashtohet tre herë në një sezon në të gjitha garat që nga Nemanja Vidic në 2008-09. Trajneri Amorim i tërbuar me portugezin që nuk po sillet si lider. Ai e ka qortuar teksa mesfushori dilte nga fusha. 

Chelsa bën “vetëvrasje” – Chelsea është mundur në minutat e fundit të përballjes me Fulham, ne derbin londinez. Blutë u mposhtën në shtëpi 2-1 nga rivali në kuadër të javës së 18-të te Premier League. Pas vetëm 16 minutash lojë, ekipi i Marescas kaloi në epërsi me golin e Cole Palmer që u asistua prej Levi Colwill.

Kaq ishte nga pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë vendasit u dominuan nga mysafirët. Fulhami tentoi nga të gjitha anët që të shënonte golin e barazimit dhe mundi i tyre u shpërblye. Në minutën e 82-të, Harry Wilson shënoi për 1-1 me një asistim të Timothy Castagne.

GOLI I 1-1 (VIDEO)

Por Fulhami ia doli të shënonte edhe golin e fitores, pas një gabimi skandaloz nga portieri Robert Sanchez. Rodrigo Muniz e konkretizoi aksionin me gol për 2-1, duke ia siguruar skuadrës së tij tri pikë të rendesishme. Pas javës së 18-të, Chelsea ka 35 pikë, ndërsa në ndeshjen e radhes do të përballet me Ipswich Town.

GOLI I 1-2 (VIDEO)

Ngjiten Nottingham dhe Newcastle, Tottenham krizë – Fitore e madhe nga Nottingham Forest sakaq 1-0 ndaj Tottenham. Anthony Elanga vendosi kete sfide duke i dhene nje tjeter tripikesh te rendesishem ekipit bardhekuq qe tani e gjen veten ne vend te trete ne renditjen e Premier League ne pritje te sfides Arsenal-Ipswich. Newcastle shtypi Aston Villa 3-0 me golat e Gordon, Isak dhe Joeliton teksa duhet theksuar se miqte mbeten me dhjete pas daljes me te kuq te sulmuesit Duran qe pas 32 minutash. Vazhdon te vuaje Southampton qe edhe pse ka marre ne stol trajnerin Ivan Juric, nuk po reagon dot ndaj kesaj krize. Humbje 0-1 ne shtepi ndaj West Ham qe shenoi me Jarrod Bowen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit