Juventus-Napoli, ndizet aksi i merkatos dimërore: ja emrat mbi tavolinë!

27 Dhjetor 2024
0:11
Telesport
back button

Napoli vazhdon të levize ne transferimet e merkatos se dimrit. Klubi i Aurelio De Laurentiis, aktualisht i dyti në Serie A, po punon për t’i ofruar një mbrojtës të ri te Antonio Contes për pjesën e dytë të sezonit.

Siç është parashikuar në javët e fundit, Napoli është shumë i interesuar për Danilon dhe vazhdon të ushtrojë presion ndaj mbrojtësit të Juventusit në mënyrë vendimtare, edhe falë dëmtimit të Buongiorno-s, i cili do të rikthehet vetëm në fund të janarit.

Kapiteni i Juventusit është objektivi kryesor i Antonio Contes për të përmirësuar repartin e mbrojtjes. Kontrata e brazilianit skadon në qershor të vitit 2025.

Danilo ka qenë i hapur për një transferim te Napoli, edhe pse së fundmi ka deklaruar se dëshiron të respektojë kontratën e tij me Juventusin.  Ardhja hipotetike e brazilianit do të përjashtonte atë të Biraghit, i cili po largohet nga Fiorentina.

Emri i Danilos nuk është i vetmi në tavolinë. Juventus dhe Napoli po punojnë edhe në fronte të tjera. Bardhezinjte janë të interesuar për Giacomo Raspadori, i cili në këtë pjesë të parë të sezonit ka luajtur një rol minimal në hierarkinë e Contes dhe konsiderohet një opsion i vlefshëm. Klubi italian e vlerëson atë në jo më pak se 20 milionë euro, madje mendon edhe një huazim me detyrim blerje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit