“Humnera” e Manchester City, ja goditjet e pritshme. Guardiola kërkon përforcime në janar

27 Dhjetor 2024
8:34
Alfred Lleshi
back button

Revolucioni mund të presë. Për momentin, emergjenca totale prej dëmtimeve kërkon zgjidhje në shtëpinë e Manchester City. Një skuadër shumë e vogël, e rrënuar nga dëmtimet, saqë edhe Pep Guardiola ka thirrur për ndihmë: “Na duhen përforcime, madje edhe djemtë e ekipit po më lusin t’i sjell”.

Përpara qëndron hija e proceseve për shkeljet e “Fair Play Financiar” (FFP) dhe rreziku i gjobave të rënda, rënies nga kategoria ose ndëshkimeve me pikë. Por, mes thirrjeve dhe kundërthirrjeve, mund të rrezikohet sezoni i ardhshëm sportiv, ndërkohë që është thelbësore të mos humbasin Europën këtë sezon. Për këtë arsye, janari pritet të jetë aktiv për “Citizens”.

Po si? Të paktën me tri përforcime, duke e bërë fjalën “prioritet” vetvetiu të pavend. Prioriteti është të zgjerohet skuadra dhe të sigurohen përforcime. Fillimisht, një “regjisor”. Martin Zubimendi i Real Sociedad është objektivi ndoshta më i thjeshtë, duke qenë se Milani dhe Newcastle nuk do të pranojnë të largojnë në janar Tijani Reijnders dhe Bruno Guimaraes.

A do të hapen bisedime me Juventusin për të rikthyer në “Etihad” brazilianin Douglas Luiz? E vështirë që kjo të ndodhë me transferim të plotë, për shkak të kostove financiare. Në Torino, vëmendja është ndoshta mbi Samuele Ricci të Torinos, ndërsa në Holandë, ideja Joey Veerman duket më e realizueshme se alternativa te Milani.

Në mesfushë pritet të vijë talenti i ri argjentinas Claudio Echeverri, i cili tashmë është blerë (dhe huazuar) nga River Plate. Pastaj, zëvendësuesi i Haaland. Vendimi i dhimbshëm për ta larguar Julian Alvarez gjatë verës drejt Atletico Madridit pa marrë një zëvendësues do të kompensohet në janar, kur City do të shtojë një lojtar në repartin sulmues.

Përforcime të domosdoshme janë edhe në mbrojtje. Një, ndoshta dy. Skuadra është tepër e vogël për shkak të dëmtimeve afatgjata. Duhen qendërmbrojtës të rinj për të nisur një cikël të ri, megjithëse në janar do të jetë e vështirë të gjendet profili i duhur. Pavarësisht pasigurisë për të ardhmen, kërkesa për të tashmen është e qartë: Guardiola ka kërkuar, madje ka thirrur “ndihmë”. Përforcimet duhen tani, klubi pritet të përgjigjet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit