A do të dalë ndonjëherë nga kriza Manchester City? Pak më pak se dy muaj më parë, do të kishte qenë absurde ta bënim këtë pyetje, por formacioni yjor i Pep Guardiolës ka humbur rrugën hap pas hapi dhe ka rënë pa mëshirë në vendin e shtatë të Premier League, madje jashtë çdo vendi që e çon në Kupat e Europës.
Mbrojtësi i kampionëve në fuqi të Anglisë, Manuel Akanji, foli në “Amazon Prime”, ku analizoi barazimin 1-1 kundër Evertonit: “Mendoj se kemi bërë shumë më tepër se kundërshtari për fitoren. Krijuam shumë raste, por fatkeqësisht arritëm të shënojmë vetëm një gol dhe pësuam një gol të papritur. Sidoqoftë, ndodh edhe kështu në futboll.
Ndaj Evertonit ishte një ndeshje ku mund të kishim shënuar tre ose katër gola, por topi nuk shkonte në rrjetë. Të jem i sinqertë, vazhdon shpërthimi i lojtarit helvet, nuk mund të ndodhë që të rrezikosh e të humbasësh në minutën e fundit. Po përpiqeshim të sulmonim, por mendoj se ishte si një 6 kundër 2 përpara portës sonë. Duhet të besojmë deri në momentin e fundit se mund ta fitojmë ndeshjen”.
Për shpresat e titullit të City: “Sezoni nuk ka përfunduar, por për momentin titulli nuk është objektiv për ne. Duhet të përqendrohemi ndeshje pas ndeshjeje, edhe ajo kundër Leicesterit, që vjen, nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht duke marrë parasysh formën në të cilën ndodhemi.
Duhet të fokusohemi tek aspektet pozitive, bëmë shumë gjëra të mira ndaj Evertonit. U mbrojtëm mirë dhe sulmuam mirë, por nuk arritëm të finalizojmë siç donim, përndryshe mund të kishim shënuar tre ose katër gola”.