“Në këtë titull të 20-të, në këtë yll të dytë, përmblidhet i gjithë thelbi i Interit. Ky sukses do të mbetet përgjithmonë në historinë zikaltër”. Kështu shprehet Beppe Marotta, CEO i Interit, i cili mbyll me këto fjalë ndërhyrjen në librin kushtuar klubit ku bën pjesë, i cili do të shpërndahet pa pagesë të dielën e ardhshme si “insert” në “La Repubblica”.
E njëjta gazetë parathotë disa pasazhe. “Së bashku kemi hyrë në histori, po së bashku do të vazhdojmë ta shkruajmë historinë, – thotë Marotta për kampionatin që e çoi klubin zikaltër drejt yllit të dytë.
– Ishte një udhëtim madhështor, një sezoni i jashtëzakonshëm, duke kulmuar me dy yje të artë në gjoks. Fitorja e titullit, i 20-ti për ngjyrat tona, do të kujtohet përgjithmonë nga klubi dhe tifozët, në Milano dhe në mbarë botën. Interi merr frymë histori, Interi është vetë historia”.