“Ishte fat i keq”, Yamal paralajmëron kundërshtarët: Mund t’i ndodhë kujtdo

28 Dhjetor 2024
11:18
Telesport
back button

Ylli i Barcelona-s, Lamine Yamal, ka dhënë një përditësim në lidhje me gjendjen e tij fizike pasi ai është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës të pësuar kundër Leganes më 15 dhjetor.

Yamal mungoi në ndeshjen e fundit të Barçës kundër Atletico Madridit të humbur 2-1 nga katalanasit dhe do të mungojë në disa ndeshje të tjera.

Ai pritet të kthehet në fushë në janar. Në një intervistë të fundit me Barca One, Yamal ka reflektuar për vitin e tij 2024 duke folur edhe për problemet fizike.

Ai tha:

“Jam në proces rikuperimi, por do të rikthehem më i fortë dhe më i etur. Kur ndalon së luajturi për një kohë, e kupton se sa e rëndësishme është ajo që po bën.

“Nuk ishte problem nga dëmtimi tjetër. Ishte vetëm një fat i keq, një goditje që bëri që kyçi i këmbës të kthehej dhe kjo mund t’i ndodhë kujtdo”.

Lamine Yamal ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 12 asiste në 21 ndeshje për Barcelona-n këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit