De Jong, mes Barcelonës dhe Arabisë Saudite? Ja e vërteta rreth të ardhmes së tij

28 Dhjetor 2024
19:15
Alfred Lleshi
back button

Ndërsa Barcelona është e angazhuar me zgjidhjen e çështjes së Dani Olmo, i cili së fundi ka garanci për regjistrim nga La Liga, ka një temë tjetër që po tërheq vëmendjen mediatike: e ardhmja e Frenkie De Jong.

Mesfushori holandez, siç raporton “Relevo”, vazhdon të jetë lojtari me pagën më të lartë te Barcelona, rreth 38 milionë euro bruto në sezon, një shpenzim i madh që klubi katalanas nuk është më i gatshëm ta mbajë.

Sipas portalit spanjoll, Barcelona nuk ka ndërmend ta rinovojë kontratën e lojtarit, e cila skadon në vitin 2026 (30 qershor), pasi performanca e tij nuk justifikon pagën e lartë. Lëndimet e shumta gjatë 6 viteve që Frenkie ka kaluar në “Camp Nou” e kanë dëmtuar karrierën e tij te blaugranët dhe, sipas mediumit spanjoll, nëse Barça mundet, do ta shiste menjëherë.

Duke iu referuar vlerësimit të “Transfermarkt”, aktualisht De Jong ka një çmim prej 45 milionë euro, shumë e përballueshme për disa klube, përveç pagës së tij, që pothuajse askush tjetër nuk mund ta marrë përsipër, për shkak të shifrave astronomike.

As në Premier League, pasi tashmë holandezi nuk është më një lojtar vendimtar. Dhe këtu ka lindur hipoteza e Arabisë Saudite, jo një “çmenduri” siç e konsideroi kohët e fundit agjenti i lojtarit, Ali Durson. Në fakt, De Jong iu është ofruar tashmë 4 prej klubeve kryesore të “Saudi Pro League”, Al Ittihad, Al Ahly, Al Nassr dhe Al Hilal.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit