Zanetti lartëson Interin e tij: Viti 2024, i artë. Punë, punë, punë; faleminderit djema!

29 Dhjetor 2024
8:10
Alfred Lleshi
back button

Interi e përmbylli vitin 2024 me një fitore në transfertë, 3-0 ndaj Cagliarit. Zëvendëspresidenti i zikaltërve, Javier Zanetti, e festoi vitin e jashtëzakonshëm të ekipit duke ndarë në Instagram një artikull të “Gazzetta dello Sport”, i cili lartëson Interin.

“Punë, punë, punë, – e nis komentin e tij ish-kapiteni i Interit. – 2024 i artë i Interit, lexohet në artikull. 89 pikë në vitin 2024, me një ndeshje më pak. Sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë e vitit kalendarik. Banda zikaltër ka humbur vetëm dy ndeshje. Faleminderit mister, stafit dhe djemve!”

alt=

Lajme të tjera

Lajmet e fundit