Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, foli për mikrofonat e DAZN pas fitores 3-0 në transfertë kundër Cagliarit: “Jam i kënaqur kryesisht sepse përballuam një skuadër që po lufton për objektivat e saj. Për ne ishte e rëndësishme të merrnim një rezultat pozitiv. Sigurisht që goli është i rëndësishëm, por më i rëndësishëm është që ekipi të fitojë”.
Planet për vitin 2025, të fitojnë gjithçka: “Sigurisht, ne punojmë për këtë. E rëndësishme është që ata që zbresin në fushë të bëjnë çfarë kërkon trajneri. Jemi një grup i jashtëzakonshëm, jam i kënaqur, por duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, duke bërë më 2025 atë që bëmë më 2024”.
Duke folur për të ardhmen nënvizoi më tej: “Duam të fitojmë gjithçka. Ne stërvitemi për këtë, për të sjellë trofe tek Interi. Luftojmë për njëri-tjetrin, krah për krah, kjo është ajo që themi në dhomat e zhveshjes”.
10 ndeshje, 54 ditë, praktikisht dy muaj. Aq është dashur që Lautaro Martinez të festojë një gol të tij. Një “mallkim” i gjatë, i pazakontë për të, dhe tepër lodhës. Mbrëmë, më në fund, falë golit kundër Cagliarit, kjo periudhë “agjërimi” u ndërpre.
Për të qenë të saktë, ndeshjet pa gol të Lautaros ishin tetë, duke marrë parasysh që humbi sfidën ndaj Veronës për shkak dëmtimi dhe luajti vetëm 15 minuta kundër Fiorentinës. Megjithatë, gjatë dy muajve të fundit, Lautaro nuk kishte shënuar as në kampionat, as në Champions League dhe as në Kupën e Italisë.







