Mesfushori i Interit, Nicolò Barella, foli për mikrofonat e DAZN pas fitores 3-0 në transfertë kundër Cagliarit.
Sa jeni përmirësuar?
Me siguri shumë, duhet të falënderojmë trajnerin për atë që na jep. Ky është një grup i pabesueshëm, kohezioni dhe soliditeti janë më të rëndësishme sesa fitoret.
E rëndësishme gjithashtu është të japësh asist për Lautaron…
Është gjithmonë bukur të japësh asist, e preferoj më shumë sesa të shënoj. Lautaro e meritonte të shënonte, sepse bën një punë të jashtëzakonshme si sulmuesit e tjerë.







