Inter me sytë nga Roma për merkaton e janarit, Marotta synon mesfushorin e kombëtares

31 Dhjetor 2024
10:49
Telesport
back button

Përforcimi i mad hi merkatos së janarit për Inter mund të jetë mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini, i cili duket se nuk po kalon një moment të mirë në kryeqytet. Edhe pse me shiritin e kapitenit, duket se 28-vjeçari është pranë lamtumirës.

Kontrata e tij me Romën skadon në vitin 2026 dhe pritet që lamtumira të ndodhë në verën e ardhshme. Por situata mund të ndryshojë që në janar, ndaj Marotta dhe Ausilio po presin zhvillimin e situatës.

Sipas “Corriere della Sera”, skuadra e Inter është në “pole position” për të siguruar shërbimet e mesfushorit, por do të duhej një përpjekje për pagën e tij. Aktualisht, Pellegrini arkëton 4.5 milionë euro në sezon (plus bonuset).

Inter nuk dëshiron të shpenzojë kaq shumë, ndaj në pritje është edhe Napoli, që mund të bëjë një përpjekje për të forcuar skuadrën e Conte, që gjithashtu synon titullin. në fund është edhe Arabia e Gallatasaraj, që interesohen për lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit