Juventus duket se do të sfidojë Manchester United për nënshkrimin e qendërmbrojtësit të Barcelona-s, Andreas Christensen në merkaton e janarit.
28-vjeçari mbërriti te Barca me kosto zero nga klubi i tij i fëmijërisë Chelsea në vitin 2022, me një kontratë katërvjeçare me një klauzolë blerjeje prej 500 milionë euro.
Udhëtimi i Christensen në Camp Nou filloi mirë, me danezin që ishte titullar në 28 nga 32 paraqitjet që bëri në sezonin e tij debutues te Barcelona.
Megjithatë, pavarësisht se kishte disa paraqitje mbresëlënëse, vendi i Andreas Christensen në formacionin e Barcelona-s nuk u forcua kurrë për shkak të problemeve me dëmtimet.
Media spanjolle Fichajes.net raporton se Juventusi është i prirë ta marrë Andreas Christensen në Torino për të forcuar mbrojtjen.







