Pep Guardiola ka pranuar se Manchester City këtë sezon nuk ka më shans të luftojë për titullin kampion. Trajneri është i vetëdijshëm për këtë.
Spanjolli ka shënuar ndeshjen e tij të 500-të në krye të “The Citizens” dhe po kalon sezonin më të vështirë në karrierë. Skuadra e tij ka si prioritet vetëm sigurimin e Top4.
“Ne e pranojmë se nuk ka asnjë shans për titullin, por kemi gjëra të tjera për të luftuar: FA Cup, Top5 dhe fitimi i ndeshjeve na ndihmon për këto synime”, ka deklaruar Pep.
“Jemi shumë larg nga titulli kampion i Premier League. E kemi kuptuar dhe e kemi pranuar këtë”.







