Inter ka mposhtur përsëri Atalanta-n, por këtë herë duke e eliminuar nga Superkupa e Italisë.
“Thjesht mbresëlënëse”, ka thënë Fabio Capello në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.
“Ka një cilësi superiore dhe në këtë moment është shumë mirë edhe fizikisht. Nëse i bën bashkë këto dy gjëra, atëherë do të jetë shumë e vështirë për kundërshtarët.
“Edhe për shkak se ka mundur një Atalanta të jashtëzakonshme këtë vit, që pati vetëm një rast në pjesën e parë me Scalvini-n dhe u ka lejuar shumë hapësira kundërshtarëve”.
– Zgjedhjet e Gasperini-t ishin të diskutueshme: Ederson, De Ketelaere dhe Lookman në stol…
“Më kanë befasuar, është e kotë ta mohoj. Ndoshta Gasperini shpresonte t’i aktivizonte më të mirët me rezultatin barazim për të vendosur ndeshjen. Por unë kam një mendim tjetër…”.
– Cilin?
“Më duket se Gasperini është shumë ambicioz. Dhe nuk do të doja që zgjedhjet të ishin bërë duke menduar për kampionatin, që mendoj se është ëndrra e vërtetë e Atalanta-s.
“Për të fituar Superkupën duhet të luhen dy ndeshje në pak ditë dhe është normale që të zgjedhësh të kursesh dikë në ndeshjen e parë, duke menduar për momentin kur do të kthehesh në Itali për të luajtur Serinë A”.







