“Lautaro? Duhet të jemi të qetë”, Bisseck: Ai ishte i jashtëzakonshëm

3 Janar 2025
21:18
Telesport
back button

Protagonist i një tjetër paraqitje solide në mbrojtje, mbrojtësi i Interit, Yann Bisseck, analizoi fitoren 2-0 ndaj Atalanta-s, e cila i dha kualifikimin në finale e Superkupës së Italisë. Ai tha për Radio TV Serie A:

“Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, ishim të përgatitur mirë dhe bëmë një paraqitje të mirë”.

– Ju ka befasuar formacioni me të cilin Atalanta e nisi ndeshjen?

“Jo, siç thashë ishim shumë të përgatitur, ajo që ata provuan nuk ishte një problem i madh. Jemi shumë të lumtur dhe tani do të shohim se si do të shkojë në finale”.

– Dygolëshi i Dumfries?

“Të gjithë në këtë ekip mund të shënojnë gola, jam shumë i lumtur për Denzel që shënoi dy gola të jashtëzakonshëm”.

– Si e vlerësoni momentin e Lautaro-s?

“Ai është një sulmues, dëshiron të shënojë. Golat do të vijnë, le të qëndrojmë të qetë sepse ai do të shënojë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit