Gara për Albert Gudmundsson ka nisur. Genoa e ka mbyllur sezonin me një fitore 2-0 ndaj Bologna-s dhe tani duhet menduar për merkaton.
Islandezi, 27 vjeç 15 qershorin e ardhshëm, ka dëshirë të qëndrojë në Serinë A, siç ka bërë të ditur Corriere dello Sport.
Për të interesohen kryesisht Inter-i, Juventus-i dhe Napoli.
Vlerësimi? Jo më pak se 30 milionë euro, të paktën për Genoa-n.
“Fud ka dëshirë të qëndrojë në Itali, ka dëshirë të vazhdojë të qëndrojë në vendin tonë.
“Dhe, një aspekt që nuk mund të anashkalohet, duket se është i dashuruar me Napoli-n. Me qytetin. Ndoshta do të dashurohet edhe me skuadrën”, lexohet në të përditshmen italiane.