Lamine Yamal është padyshim futbollisti më i mirë në botë për moshën e tij dhe pritshmëritë për karrierën e tij janë të mëdha.
Te Barcelona dhe jo vetëm, mendojnë se ai mund të jetë pasuesi ideal i Leo Messi-t. Për Yamal është një privilegj të konsiderohet si pasuesi i “Pleshtit”, por futbollisti i tij i preferuar nuk është Messi.
Në një intervistë të fundit për CNN, Yamal zbuloi se lojtari i tij i preferuar është Neymar.
“Kam qenë 7 vjeç kur e takova personalisht kur luante te Barcelona. Ishte e pabesueshme ta shihje atë duke luajtur.
Është e vërtetë që dhe Messi ishte aty, por ajo që bënte Neymar me topin magjike, diçka krejtësisht ndryshe. Ai është një yll, gjithmonë ka qenë idhulli im”, tha Yamal.







