Një nga futbollistët e Barcelonës që i takonte me të drejtë të festonte më shumë për fitoren 5-2 ndaj Real Madrid, ishte padyshim Dani Olmo. Spanjolli ka kaluar këto kohë momentin më të vështirë në karrierën e tij.
Barcelona nuk arriti dot ta regjistronte dhe ndaj Dani Olmo u hoq përkohësisht nga lista e futbollistëve katalanas në faqen zyrtare të La Liga-s.
Vetëm pak orë para gjysmëfinales së Superkupës ndaj Athletic Bilbao-s, gjykata dha dritën jeshile që Olmo mund të bashkohej dhe të ishte pjesë e ekipit.
Olmo mund të largohej si një lojtar i lirë dhe interesi për të nuk ka munguar, por ai zgjodhi të qëndronte te Barcelona pavarësisht problemeve me regjistrimin.
Në fund të fitores mbrëmë në El Clasico, pasi bëri festën e tij karakteristike duke treguar orën, ai iu afrua tifozëve dhe puthi stemën e Barcelonës, duke treguar dashurinë e madhe që ka për këtë klub dhe që nuk dëshiron të largohet nga aty. SHIH VIDEON







