Inter bisedime me Newell’s Old Boys për dy lojtarë, mbyll marrëveshjen për mefushorin 20-vjeçar argjentinas

16 Janar 2025
11:03
Telesport
back button

Inter po punon për të ardhmen dhe vëmendja është përqendruar në Argjentinë. Vizita në Milano i presidentit të Newell’s Old Boys, Ignacio Astore, ka çuar në një përshpejtim të bisedimeve për Tomas Perez, mesfushorin 20-vjeçar.

Mediat italiane shprehte se marrëveshja është pranë përfundimit, për një total prej 7 milionë eurosh plus bonuse, duke i ofruar lojtarit 4 vite kontratë. Lojtari pritet të mbërrijë në Itali ditët në vijim për testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Më pas, Astore do të huazohet te një tjetër klub italian, me shumë gjasa te Como dhe më pas do të kalojë te skuadra U-23 zikaltër që do të formohet këtë verë. Asnjë marrëveshje për Mateo Silvetti, një sulmues anësor 18-vjeçar po i Newell’s Old Boys.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit