Barazimi 2-2 ndaj Bologna nuk është pritur mirë nga trajneri i Inter, Simone Inzaghi. Tashmë zikaltërit janë 3 pikë pas Napolit në renditje.
Trajneri i Inter foli sot për merkaton e janarit dhe për përforcimet e mundshme që mund të vijnë në Milano: “Ne gjithmonë flasim për këtë me klubin dhe aty janë gjithmonë të vëmendshëm”.
“Për momentin kemi vështirësi, fillimisht në mbrojtje dhe tani në mesfushë. Frattesi gjithashtu nuk mundi të luajë nga fillim. Fatkeqësisht munda të ndërroj 2 lojtarë paksa të lodhur”, u shpreh Simone Inzaghi.
Më tej, trajneri i Inter shtoi: “Ne po përpiqemi të përshpejtojmë rikuperimet e lojtarëve të dëmtuar, por ndoshta duhet ndonjë emër i ri që të na ndihmojë në momente të vështira”.







