Inter-Frattesi, do të vendoset pas 10 ditësh. Fillimisht Champions-i, pastaj negociatat me Romën

19 Janar 2025
10:37
Alfred Lleshi
back button

Duket qartë që Davide Frattesi është në dalje nga Interi. Mesfushori i zikaltërve është ankuar për përdorimin e kufizuar nga ana e trajnerit Simone Inzaghi këtë sezon. Lojtari priste të kishte aktivizim më të madh, veçanërisht në momentin kur ndeshjet ishin të shpeshta.

Pakënaqësia e tij nuk është sekret, ashtu si edhe interesi i Romës, e cila do të donte ta kthente atë në kryeqytet gjatë kësaj periudhe të merkatos dimërore. Megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë lajm të ri lidhur me këtë çështje.

Klubi i “Via della Liberazione” ka parashtruar një rrugëdalje, që nuk është e negociueshme. Nëse ekipi verdhekuq e dëshiron lojtarin, duhet të paguajë menjëherë 45 milionë euro, pa asnjë kundërshpërblim. Ka kohë për të biseduar, pasi gongu i mbylljes së merkatos dimërore do të bjerë më 3 shkurt, me verdhëkuqtë që shpresojnë të realizojnë një goditje të madhe për mesfushën e Claudio Ranieri.

Megjithatë, ndjesia është që nuk ka nxitim. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, dhjetë ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare, me Interin që duhet të përballojë angazhimet e Champions League kundër Spartës dhe Monaco, më pas të marrë vendimin për mesfushorin. Ndërkohë, Frattesi pritet të qëndrojë sërish në pankinën zikaltër.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit