Triumfi epik ndaj Benfica, flet Flick: Nuk mbaj mend një përmbysje të tillë të pabesueshme

22 Janar 2025
8:25
Alfred Lleshi
back button

Siç pritej, Hansi Flick ishte një nga njerëzit më të lumtur pas fitores spektakolare të Barcelonës në Lisbonë kundër Benfikës (4-5), me një pjesë të dytë të çmendur: “Ishte një ndeshje shumë e çmendur. Gjëja më pozitive është mentaliteti që treguam.

Ky është futbolli. Nuk mbaj mend një përmbysje të tillë, është e pabesueshme. Benfika është ekip shumë i mirë dhe na detyroi të mbroheshim thellë. Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë, zëvendësimet na ndihmuan”.

Gjermani gjithashtu doli në mbrojtje të Szczesny, pas gabimeve të tij në pjesën e parë, të cilat i kushtuan shtrenjtë ekipit: “Cili lojtar nuk bën gabime? Është normale. Szczesny ka bërë disa gabime, por të gjithë lojtarët bënë gabime në pjesën e parë. Fitojmë së bashku, humbasim së bashku. Jemi një ekip. Më pëlqeu ajo që pashë në pjesën e dytë, na shpëtoi në një rast të qartë të Benfikës.

Fitoret na japin kohë për të vazhduar të besojmë në këtë projekt dhe dërguar një mesazh të qartë të rinjve se mundemi dhe duam të përmirësohemi. Për lojtarët është shumë e rëndësishme që fituam. Natyrisht, ka gjëra që nuk na pëlqyen, bëmë shumë gabime në pjesën e parë, por jemi të bashkuar. Jam shumë i kënaqur me ekipin, lojtarët, tifozët dhe klubin. Është një imazh që jemi kthyer, që jemi këtu”.

Flick tregoi përqendrim maksimal për sfidat që vijnë, duke shfaqur ambicien për të fituar çdo ndeshje: “Është shumë e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshja kundër Valencias, duam të fitojmë edhe ndaj Atalantës. Nuk duhet të mendojmë se jemi të qetë”.

Sa iu përket përplasjeve në fund të ndeshjes, ku u përfshi Raphinha, trajneri i ekipit blaugrana bëri të qartë se nuk ishte në dijeni për çfarë kishte ndodhur: “Nuk e di çfarë ka ndodhur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit