Real-i do i propozojë Chelsea-s shkëmbimin e bujshëm, Tchouameni kokë me kokë me kampionin e botës

23 Janar 2025
17:58
Telesport
back button

Real Madrid i ka vënë sytë tek Enzo Fernández, mesfushori argjentinas që po shkëlqen te Chelsea. Klubi madrilen është i gatshëm të ofrojë Aurelien Tchouameni në një shkëmbim të drejtpërdrejtë, sipas DSports.

Synimi i klubit Merengue është të forcojë mesfushën pa shpenzuar para, duke vënë kështu bast për një shkëmbim kokë më kokë mes dy lojtarëve të kalibrit të lartë.

Me aftësinë e tij për të shpërndarë topin dhe për të kontribuar në sulm, mesfushori argjentinas ka qenë i rëndësishëm në rikthimin e Chelsea-s në garë për titullin.

Chelsea e konsideron Fernandez pjesë kyçe e projektit të tyre sportiv. Megjithatë, propozimi i Real Madrid-it, i cili përfshin Tchouameni, një lojtar i ri me potencial dhe përvojë, mund të ngrejë dyshime në bordin e klubit londinez.

Marrëveshja, megjithëse ambicioze, ka përpara pengesa të rëndësishme. Vlera e lartë në treg e Fernandez dhe kontrata afatgjatë me Chelsea-n bëjnë që negociatat mes dy klubeve të jenë komplekse. Sidoqoftë, Real Madrid-i ka treguar dhe më parë aftësinë për të finalizuar me sukses transferime të tilla.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit