“Të jem i sinqertë, kurrë nuk kisha menduar se kampionati im i parë me Interin mund të ishte kaq i pabesueshëm”. Kështu u shpreh Yann Sommer, portieri i zikaltërve, protagonist i një interviste të gjatë në faqet e “Corriere della Sera”, ku tregoi festimet e yllit të dytë të Interit:
“Ishte një ditë e gjatë, por duke parë fytyrat e lumtura të turmës së tifozëve tanë, fëmijët, familjet, gjithë njerëzinë e bashkuar me brohoritje, ishte e veçantë. Duhej t’iu jepnim diçka në këmbim këtyre njerëzve, që na ndjekin me pasion gjatë gjithë vitit”.
A ju kërkoi Inzaghi më shumë punë në lojën me këmbë?
Po, por duhet pak kohë për ta përmirësuar ndërtimin e lojës nga mbrapa. Te Bayern Munich nuk kisha kohë, ndërsa këtu, pas disa muajsh, gjërat ishin në vendin e duhur.
Pavard-Acerbi-Bastoni; a ka shumë mbrojtje të tjera më të mira se kjo në Evropë?
Mbrojtja jonë është padyshim një nga më të mirat. Është e jashtëzakonshme të kem mbrojtës të tillë përpara meje, që luftojnë si të çmendur për ta mbrojtur portën e Interit. E gjitha është puna në grup, diçka shumë thelbësore.