Shumë luftë për të ndarë nga një pikë. Roma dhe Napoli kanë barazuar me rezultat 1-1 në javën e 23-të të kampionatit italian. Ndeshja pati ritëm, por kryesisht me topa të shpërndarë në mesfushë dhe jo raste të shpehsta shënimi.
Napoli ia arriti që të shënojë që në rastin e parë optimal që pati. Episodi ndodhi në minutën e 29-të, kur Leonardo Spinazzola shënoi golin e avantazhit.
Skuadra verdhekuq tentoi të barazojë shpejt dhe dha shenja kundërpërgjigjeje në pjesën e parë, por pa efikasitet para porte. Claudio Ranieri bëri disa ndryshime në pjesën e dytë, gjë që solli një dominim të dukshëm të Romës.
Leandro Paredes provokoi bukur me një goditje dënimi, por topi nuk shkoi në rrjetë. Ishte Angelino ai i cili shënoi me një goditje të fortë brenda zonës për të barazuar rezultatin. Me këtë rezultat, Napoli mbetet kryesues me 54 pikë, ndërsa Roma renditet në vendin e 9-të me 31 pikë.







