Ernest Muçi është në super formë, shënon gol shumë të bukur në Kupën e Turqisë (video)

4 Shkurt 2025
20:30
Telesport
back button

Besiktas fiton 2-0 ndaj Kirklarelispor, ndeshje e vlefshme për Kupën e Turqisë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola. Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 62′, ishte pikërisht Ernest Muçi që shënoi një gol shumë të bukur pas depërtimit në krah dhe driblimit të kundërshtarit. SHIKO GOLIN

Djaloshi kuqezi është një nga lojtarët më në  formë aktualisht te Besiktas, po përjeton sezonin më të mirë në karrierën e tij. Forma e mirë që po tregon te gjiganti turk nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e klubeve të njohura të kampionateve elitare.Në merkaton e verës Muçi me siguri do ndryshojë destinacion.

Përsa i përket ndeshjes, vlen për të përmendur dhe asisti i Milot Rashicës në golin e dytë të Besiktas të shënuar nga Joao Mario.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit