Edin Terzic, trajneri i Borussia Dortmundit, ka folur për Sky disa ditë para finales së Champions League kundër Real Madridit.
“Është vërtetë një histori e pabesueshme. Nuk dua të flas shumë për historinë time, sepse ne, si ekip, kemi bërë diçka të pabesueshme. Arritja në finalen e Champions League është diçka që meriton të rrëfehet.
“Kam qenë trajner i të rinjve, ndihmës trajner i Dortmundit, por para së gjithash jam një tifoz si të gjithë ata që fillojnë të punojnë në botën e futbollit.
“Tani jam trajner i ekipit të parë të Borussia Dortmundit dhe jam i lumtur dhe krenar që shkoj të luaj në finalen e Champions League me ekipin tim”.
– Real Madrid?
“Nëse fiton Champions League 14 herë, do të thotë se je shumë i lidhur me atë kompeticion.
“Ancelotti ka fituar shumë, ka përvojë të madhe, por edhe ai u gjend në situatën time, 5 ditë para finales së parë dhe fitores së parë të Champions League.
“Kam respekt të madh për Ancelottin, ai ka fituar shumë dhe me ekipe të ndryshme: ai është një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit”.