“Retegui dhe Kean, dy bombera të vërtetë. Mund të luajnë bashkë në kombëtare”

8 Shkurt 2025
9:09
Alfred Lleshi
back button

Mateo Retegui me 16 gola dhe Moise Kean me 15 gola udhëheqin renditjen e golashënuesve në Serie A. Kjo është hera e parë, pas më shumë se 10 vitesh, që dy italianë janë në krye të kësaj renditjeje (herën e fundit ndodhi me Luca Toni dhe Ciro Immobile). Kombëtarja italiane dhe trajneri Luciano Spalletti përfitojnë nga ky moment i shkëlqyer, ndërsa përgatiten për ndeshjen e “Nations League” në mars kundër Gjermanisë.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Spalletti ka folur me entuziazëm për dy sulmuesit: “Janë dy bomberë në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe për mua, ky është më shumë një shpërblim për punën tonë sesa ngushëllim”.

Trajneri i Italisë analizoi edhe tiparet e tyre dhe mundësinë që të luajnë së bashku nga minuta e parë me fanellën axurre: “Mateo është një vrasës para portës, por ka përmirësuar edhe lojën në skuadër. Moise ka fuqi dhe teknikë, edhe pse më parë nuk ishte kaq i saktë në finalizim. A do t’i shohim si duet në mars? Më shumë gjasa ka që kjo të ndodhë gjatë ndeshjes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit