I shpërblyer në “Globesoccer Awards”, trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso foli nga skena: “Jam krenar që e marr këtë çmim për të gjithë Bayer Leverkusen. Ajo që kemi përjetuar këtë edicion ka qenë diçka fenomenale, fantastike. Ishte i veçantë që nga fillimi për shkak të lidhjes që krijuam me tifozët, lojtarët, stafin.
Padyshim që zoti Rummenigge dhe miqtë e tij do të përpiqen na e bëjnë jetën të vështirë, por do t’i sfidojmë. Duam të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë projekt dhe ta rrisim këtë klub me punën e të gjitha palëve të përfshira”.
Kur ju morët frenat e klubit ishte në një kohë vuajtjesh të mëdha. Çfarë e katalizoi atë?
Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por këtë sezon arritëm t’i bashkonim të gjitha pjesët. Kishim një grup lojtarësh që punuan me shumë përkushtim. Pasi fituam Bundesligën, të luanim edhe luajtëm dy finale të tjera ishte shumë sfiduese. Nuk arritëm t’i fitonim të dyja, por finalja në Berlin ishte një ndjenjë e këndshme”.