Pa u mbushur 10 minutat e para, Sevilla dhe Barcelona sonte shënuan nga një gol.
Fillimisht ishte Barcelona ajo që gjeti rrjetën me sulmuesin Lewandowski, i cili “bëri detyrën” pas 7 minutash lojë.
Sevilla reagoi shumë shpejt, duke barazuar në 1-1 me Vargas në minutën e 8-të. Kështu u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë ka po aq ritëm sa e para dhe shpejt erdhi goli i avantazhit të Barcelonës.
Fermin Lopez shënoi për 1-2 me asist të Pedrit, shoqëruar më pas me një gol të shënuar nga Raphinha për avantazhin e dyfishtë.
Loja vazhdon dhe presim sërish spektakël.







