Guardiola flet si inferior para ndeshjes me Real Madridin! Mos është ky një kurth psikologjik?

10 Shkurt 2025
16:53
Telesport
back button

Pep Guardiola e sheh skuadrën e tij thuajse si inferiore përpara sfidës së nesërme me Real Madrid në Champions League. Kështu u duk nga konferenca e tij për shtyp.

Tekniku spanjoll i ka vlerësuar në maksimum lojtarët e Real Madridit dhe ka theksuar se skuadra e tij ka probleme. City, në fakt, sivjet vërtet ka.

“Ne nuk kemi performuar edhe aq mirë këtë sezon dhe mendoj e meritojmë ku jemi tani. Shorti është short, fat, kështu që e pranojmë sfidën. Nuk krahasohemi dot me historinë që ka Real Madrid”.

“Duhen dy super ndeshje për të kaluar Realin. Nuk jemi konsistentë si vitet e kaluara. Kam besim te lojtarët e mi, por Real Madrid ka lojtarë të jashtëzakonshëm. Ata kanë shumë aftësi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit