Ndërkohë, në intervistën e dhënë për prestigjozen gjermane “Süddeutsche Zeitung”, numri një i La Liga-s ka dhënë të tjera deklarata, të cilat janë të destinuara që të bëjnë bujë. Sipas tij, mënyra se si po i shpërndan premiot UEFA për Champions League dhe Botërorin e Klubeve ndihmon vetëm në zmadhimin e diferencës mes një grupi të vogël klubesh dhe pjesës tjetër:
“Me fjalë të tjera ne po krijojmë një oligarki klubesh. Diferenca mes një grupi skuadrash dhe të tjerave po bëhet edhe më e madhe. Nëse do të vazhdohet kështu, atëherë të gjitha ligat europiane do të dominohen prej pak skuadrash, të cilat do të pasurohen edhe më shumë”.







