Ish-trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw, mendon se Joshua Kimmich duhet të ndryshojë destinacion. Sipas tij, mesfushori gjerman duhet të provojë veten jashtë Gjermanie.
Ofertat, në fakt, nuk i mungojnë. Kimmich kërkohet nga Real Madrid, Barcelona, City dhe PSG, pa harruar Interin.
“Nëse do të isha në vendin e tij, me kaq shumë mundësi, do të largohesha nga Bundesliga. Kimmich ka fituar shumë, është rritur. Ka ardhur koha të provojë Europën”, ka thënë Löw.
Kjo deklaratë ka acaruar drejtuesit e Bayern. Max Eberl, drejtor sportiv, ka thënë: “Kimmich dëshiron të vendosë vetë për fatin e tij. Ai merr shumë këshilla, por përqendrohet te vetja dhe te familja”.







