90 milionë paundë për sulmuesin e ëndrrave! Arne Slot kërkon sforcon e madhe ekonomike

16 Shkurt 2025
15:01
Telesport
back button

Liverpool ka dështuar me blerjen e bujshme të Darwin Nunez, por kjo nuk e tremb për të ndjekur një tjetër sulmues të kushtueshëm.

Kur sheh formacionin e “Të kuqve”, pika e vetme e dobët është maja e sulmit. Drejtuesit e klubit duan të çojnë një mesazh te rivalët e tyre për të treguar se janë ende një emër big i futbollit anglez dhe se nuk kursehen për të krijuar ekipin perfekt.

Sipas mediave britanike, Arne Slot i ka kërkuar klubit të investojë rreth 90 milionë paundë për sulmuesin e Newcastle, Alexander Isak, i zbuluar më parë te Real Sociedad.

Isak ka statistika të shkëlqyera. Sezonin e kaluar ai numëroi 21 gola në kampionat, ndërsa këtë sezon (deri tani) ka 17 gola me emrin e tij. Nunez pritet të shitet në Arabinë Saudite, kështu që Liverpool do të ketë mjaftueshëm para për këtë goditje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit