Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sonte në Kosovë. Komentatori i njohur, shpesh herë provokues, Andin Lokaj, në mënyrë të habitshme pak para se të niste komentimin e ndeshjes mes Juventus-it dhe Inter-it ka ofenduar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke e cilësuar ‘hajvan’.
“Kryeministri më hajvan në histori, e kam një dëshirë që kryeministri më hajvan mos më dëgjoj sonte, se e nali. Kryeministri, po çfarë kryeministri more, më hajvani”, u shpreh Lokaj.
Ndërkohë në përfundim të pjesës së parë, Lokaj është zëvendësuar me një komentator tjetër nga platforma që ka të drejtën e transmetimit ë ndeshjeve të Serie A në Kosovë. Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se të martën do të merret vendimi përfundimtar për komentatorin e njohur, nëse do përjashtohet përfundimisht apo jo.







